Në Leposaviq, një burrë është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë ku sipas viktimës ishin të panjohur për të.
Sipas raportit të Policisë, pas hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar e një ndër ta është i mitur.
Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore ku edhe i është ofruar ndihma mjekësore.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovar-njëri i mitur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.