Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 16:00 ET të dielën pasi Izraeli kërkoi që të dënojë sulmin e Iranit dhe të caktojë Gardën Revolucionare një organizatë terroriste.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të thërrasë një takim të liderëve të G7 për të “koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” ndaj sulmit të Iranit, raporton reuters.
Italia, e cila tani mban presidencën e rradhës të G7, thuhet se ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars citoi një burim të thoshte se Teherani po vëzhgonte nga afër Jordaninë, e cila mund të bëhet objektivi i radhës në rast të ndonjë lëvizjeje në mbështetje të Izraelit.