Kurti: Për të dokumentuar krimet e luftës kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, ka folur për krimet e luftës duke treguar që, që prej vitit 2019 është mundësuar gjykimi në mungesë të kriminelëve të luftës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti ka folur më shumë rreth krimeve të luftës se vitit 1999 në Kosovë, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit është themeluar Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Për të dokumentuar krimet e luftës, krimet kundër njerzimit dhe veprimet gjenocidale të serbisë kemi themeluar institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne po angazhohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi e dijmë që të adresojmë atë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë,” ka thënë Kurti

Tash e 5 vite Kurti tha se është mundësuar gjykimi në mungesë të kriminelëve të luftës.

“Që në vitin 2019 e kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës.”

Sipas tij me urgjencë duhet të adresohen krimet e luftës.

“Në maj bëhen 5 vjet që kjo është kryer, gjatë këttij mandati kemi bërë ndryshimet e nevojshme ligjore që kriminelet serb të luftës të përballen me drejtësi, sistemi ynë I drejtësisë duhet ti adresojë me urgjencë këto raste nuk mund të ketë amnesti për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe kto janë krime që nuk vjetrohen asnjëhere,” tha Kurti.

Për masakrat e bëra anembanë Kosovës, sipas Kurtit duhen ndëshkuar kriminelët megjithëse mungojnë aktakuzat.

“Pavarësisht kësaj njerëzit kanë moshë gjithnjë më të shtyer dhe janë humbje të pakomensueshme vdekjet e dëshmitarëve gjatë këtyre viteve të cilët kanë qenë të mbijetuar të këtyre qindrave masakrave anëembanë Kosovës. Tash kemi vetëm deklaratat e tyre dhe evidencat materiale por jo edhe ata vetë, ndërkohë që mungojnë aktakuzat proceset gjyqsore dhe ndëshkimet për kriminelët,” u shpreh Kurti.

Ndërkaq Kurti përmendi edhe 25 vjetorin e ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Lexo më shumë: Kurti në 25 vjetorin e ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale: Bëjmë thirrje për drejtësi

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika