Më shumë se 300 dronë dhe raketa nga Irani, Iraku dhe Jemeni u lëshuan kundër Izraelit, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.
Nënkoloneli Peter Lerner i tha për BBC Radio “Unë e di se rreth 360 municione të ndryshme, 170 dronë shpërthyes, 30 raketa lundrimi, 120 raketa balistike u hodhën drejt Izraelit.
Sipas tij, shumica dërrmuese e atyre u përgjuan.
Lerner thotë se raketat e lundrimit dhe UAV-të (mjetet ajrore pa pilot) janë “kapur para se të arrinin në hapësirën ajrore të Izraelit”.
Ai shton se mbrojtja ajrore e Izraelit dhe mbështetja nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe të tjerët dërguan “një mesazh shumë të fortë” për Iranin.