Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, sonte në 19:30, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet me lulen anemonë.
Lule anemonë, simbol ky që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo ditë përkujton vuajtjet dhe sakrificat e kaluara nga të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale në luftën e vitit 1999 në Kosovë.