Zelesnky për sulmin kundrejt Izraelit: Fjalët nuk ndalojnë dronët, vetëm ndihma e bën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, ka reaguar se Ukraina dënon këtë sulm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Zelensky ka bërë thirrje për përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Ukraina dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke përdorur dronët dhe raketat “Shahed”. Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat dronë “Shahed” dhe raketa ruse, të njëjtat taktika të sulmeve masive ajrore. Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme,” shkruan Zelensky.

Sipas tij veprimet e Iranit janë kërcënuese për rajonin dhe botën.

“Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh, dhe bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit duhet të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota. Tingulli i dronëve “Shahed”, një mjet terrori, është i njëjtë në qiejt mbi Lindjen e Mesme dhe Evropën. Ky tingull duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë, duke demonstruar se vetëm uniteti dhe vendosmëria jonë mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë përhapjen e terrorit në mbarë botën,” ka shkruar Zelensky.

Zelensky thotë se bota nuk mund të presë që të vazhdojnë diskutimet, dhe se duhet ndihmë që të ndalohen dronët, jo fjalë.

“Fjalët nuk ndalojnë dronët dhe nuk përgjojnë raketat. Vetëm ndihma e prekshme bën. Ndihma që ne presim. Ne duhet të forcojmë sigurinë dhe të kundërshtojmë me vendosmëri të gjithë ata që duan ta bëjnë terrorin një normalitet të ri. Është kritike që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të marrë vendimet e nevojshme për të forcuar aleatët e Amerikës në këtë kohë kritike.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika