Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se Irani informoi vendet fqinje 72 orë para sulmit të tij për një përgjigje “të caktuar” kundër Izraelit.
Amir-Abdollahian tha në një konferencë shtypi të dielën në Teheran se Irani u tha vendeve se operacioni do të ishte “vendimtar” në formën e “mbrojtjes legjitime”.
“Ne e konsiderojmë sigurinë e fqinjëve tanë dhe të rajonit si sigurinë e Republikës Islamike të Iranit”, shtoi ai, raporton CNN.
Ai nuk sqaroi se cilat vende ishin të informuara.
Shtetet fqinje nuk e kanë konfirmuar ende publikisht se ishin të informuar.