Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë mbetet e lartë

Sipas Specialistes së Neonatologjisë Ismaili, ndër shkaktarët e vdekjeve të foshnjave në Kosovë janë shkaqet perinatale, prematuriteti me komplikime, anomalitë, komplekse të lindura dhe infeksionet

Klinika e Neonatologjisë, QKUK

Ani pse Kosova është shteti me shkallën më të lartë të natalitetit në Evropë, me afro 22 mijë lindje në vit, vdekshmëria e foshnjave të sapolindura në Kosovë është shqetësuese.

Në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në vitin 2021, kanë lindur, gjithsej, 8 mijë e 879 foshnje të gjalla, ndërkaq vdekshmëria ka qenë 16.8 foshnje të vdekura për një mijë lindje, ku afër 50 për qind e këtyre foshnjeve kanë qenë prematurë dhe me peshë ekstreme të lindjes ndër një mijë gramë(gr).

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), Hajrije Ismaili, për Portali D ka bërë të ditur se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është e lartë, por krahasuar me vitet paraprake, ka rënie të dukshme.

“Për vitin 2022, në muajt e parë të vitit në KOGJ se kanë lindur, gjithsej, 3 mijë e 653 foshnja të gjalla, ndërsa vdekshmeria për këtë periudhë është 13.4 për një mijë lindje”, ka thënë Ismaili.

Ndërkaq, ajo ka thënë ndër të tjera se foshnje të sëmura të cilat janë pranuar nga jashtë, të referuara nga spitalet regjionale dhe ambulantore, gjithsej, kanë qenë 616, ku prej tyre shkalla e vdekshmerisë ka qenë 3.8 për qind.

Ndërsa, nga foshnjet me probleme shëndetësore të pranuara nga jashtë, gjithsej, janë 246, ku vdekshmeria është 3.2 për qind.

Sipas Ismailit, ndër shkaktarët e vdekjeve të foshnjave në Kosovë janë shkaqet perinatale, prematuriteti me komplikime, anomalite komplekse të lindura, infeksionet etj.

Sipas saj, trendi i vdekshmërisë është në rënie, sepse në dallim me vitet e tjera ka pasur një progres.

“Në vitin 1999, shkalla e vdekshmërisë neonatale ka qenë 31 për një mijë lindje”, është bërë e ditur nga Ismaili.

Sipas saj, në vitet e fundit me anë të masave të ndërmara institucionale dhe politikave shëndetësore të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë e Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), e në vitet e fundit edhe Oda e Mjekëve të Kosovës, shkalla e vdekshmerisë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo, ndër të tjera, ka shtuar se kapacitetet profesionale në numër optimal, edukimi i vazhdueshem profesional, resurset optimale teknike, janë çelësi i suksesit të shërbimit efektiv neonatal.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur për Portali D se janë bërë shumë veprime që kanë ndikuar pozitivisht në uljen e vdekshmërisë së foshnjave.

Sipas MSh, rënia e vdeshkmërisë te foshnjat bëhet duke filluar nga përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për nëna dhe fëmijë, vizitat mjekësore në shtëpi, vaksinimit të rregullt, lindjes së fëmijëve në prani dhe me kujdes nga ana e personelit shëndetesor, si dhe zbatimit të Ligjit për të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe investime të tjera në përmirësimin e kujdesit për nënën dhe fëmijën.

Ministria e Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika