Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry nisi biseda telefonike të dielën me homologët e tij në Iran, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara pas sulmit raketor të Iranit ndaj objektivave izraelite.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme egjiptiane tha se Shoukry theksoi nevojën për përmbajtje maksimale dhe u shpreh kundër veprimeve provokuese, shkruan CNN.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e prioritizimit të zgjidhjeve diplomatike në mes të krizave të vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe gjendjes së vështirë të popullit palestinez.
Ai përsëriti përpjekjet e vazhdueshme të Egjiptit për të ndalur konfliktin në Rripin e Gazës dhe për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare.