Një person ka vdekur të dielën në Prizren, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike të gjeneratorit.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke peshkuar në lumë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion
“Prizren / 14.04.2024 – 16:40. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike të gjeneratorit derisa ishte duke peshkuar në lum. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.