Presidentja sllovene: Të punohet për ndëshkimin e kryesve të dhunës seksuale

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigruinë, 15 prill 2024.

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natashaa Pirc Musar, ka theksuar se duhet të ketë ndëshkueshmëri për dhunën seksuale, dhe se shteti i saj dënon fuqishëm të gjitha llojet e dhunës.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha llojet e dhunës seksuale, nuk duhet përdorur, është e papranueshme të përdoret dhuna seksuale si instrument i luftës apo frikësimit, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për këto krime. Së dyti, vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmërisë duke marrë veprimet vendimtare nëse dhuna kundër grave mbetet e pandëshkuar, ajo inkurajon kryerjen e dhunës seksuale që lidhet me konfliktin edhe në të ardhmen. Duhet të punohet për ndikimin e kryesve për t’u siguruar që krime të tilla të mos përsëriten kurrë. Së treti, drejtësia për mbijetuesit e dhunës seksuale duhet të jetë prioritet global”, ka deklaruar ajo.

Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me pjesëmarrës nga 40 shtete të botës

Osmani: Lufta për drejtësi për gratë, mision i jetës 

Po ashtu, në fjalën hyrëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet angazhuar për të mos hequr dorë në luftën për drejtësi, duke shtuar se ky angazhim është mision i jetës.

Osmani ka theksuar se lufta për drejtësi për gratë nuk është punë e vetëm një misioni apo forumi, por mision i jetës.

“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndjej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, gratë në Kosovë kanë mbijetuar në kohët më të dhimbshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika