Sanksionet ndaj Rusisë pas invazionit që kjo i bëri Ukrainës, bën që Rusia të përjashtohet nga struktura botërore financiare, duke shënuar kështu një rënie të madhe ekonomke.
Tashmë, një muaj pas pushtimit, rubla ka humbur një pjesë të madhe të vlerës së saj. Një rënie e tillë ekonomike nuk ka dyshim se do të zgjasë edhe në vitet në vijim.
Sipas Bankës Botërore, në vitin 2020, Rusia renditej e 11-ta ekonomi më e madhe në botë, por, tashmë, ajo nuk mund të renditet më lart se në vendin e 15-të. Jim O’Neill thotë se një tkurrje e tillë ekonomike ishte e pashmangshme. Ai dhe ekonomistët vendorë parashikojnë që një tkurrje deri në 20 për qind do të mbizotërojë mbi Rusinë.
Me këtë parashikim nuk pajtohet Instituti i Financave Ndërkombëtare, i cili thotë që kjo rënie ekonomike do të arrijë vetëm 15 përqindëshin në vitin 2022, duke u shtuar me një rënie tjetër prej 3 për qind në vitin 2023.
“Në përgjithësi, parashikimet tona nënkuptojnë se zhvillimet aktuale po fshijnë të gjitha përfitimet ekonomike të pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, ka thënë Instituti.
Banka Qendrore e Rusisë shënoi kulmin e saj atëherë kur guvernatorja, Elvira Nabiullina arriti që reduktimin e inflacionit ta zbriste nga 17 për qind, në vitin 2015, në 2 për qind në fillim të vitit 2018. Nabiullina u rezistoi thirrjeve të rrjedhjes së kapitalit, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Ukraina në periudhën 2014-2015.
Mund të themi se blerjet nga paniku kishin një lloj inflacioni, por, gjithsesi, dobësimi i rubles do të vazhdojë të ushtrojë presion në rritjen e çmimeve. Nabiullina ka dyfishuar normat e interesit më 28 shkurt, ndërsa inflacioni pritet të rikthehet tek objektivi në vitin 2024.
Kur trupat ruse hynë në territorin ukrainas, vendi kishte vlerësim të mirë nga tri agjensi kryesore të kredisë si S&P Global, Moody’s dhe Fitch. Krahas perspektivës së largët të rikthimit të borxhit, Rusia kishte mundësinë të merrte hua në shifra të favorshme.
Vlen të përmendet që rënia rekord e rubles ka bërë që kjo e fundit të këmbehet me një dollar në nivel lokal, ndërsa në tregtinë ndërkombëtare, një dollar të këmbehet me 160 rubla.
Ky kurs këmbimi akoma nuk ka gjetur një balancë ekonomike as jashtë vendit.
Skenari ekonomik nuk do të jetë më i mirë edhe në qoftë se Rusia arrin të pushtojë Ukrainën, ngase ky pushtim do të përfshinte një ndërtim të një infrastrukture krejtësisht të re. Përveç kësaj, ruajtja e paqes në një vend si Ukraina do ta detyronte Putinin të siguronte një fond të posaçëm nga buxheti rus.
Kostot e Rusisë në ditët e ardhshme do të varen nga dy elemente: a do mund të mbijetojë industria ushtarake pa ndihmë teknologjike dhe a do jetë i mjaftueshëm ndikimi i sanksioneve dhe numri i viktimave, ashtu që opinioni publik të kërcënojë Kremlinin?