Në samitin e Ballkanit të Hapur – mungon Kosova, pjesëmarrëse Mali i Zi dhe Bosnja

Në Ohër, të martën e shtatë qershorit, do të nisë samiti dyditor i iniciativës rajonale "Open Balkans", ku marrin pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe zyrtarë nga Mali i Zi dhe BeH

Ilustrim

Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.

Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në takimin i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Teksa ka refuzuar ftesën në vazhdimësi, të njëjtën ide e ka quajtur të panevojshme, shkruan B92.

Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev

 

Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka theksuar se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciativë. Ndërkohë të hënën, Tegeltija është shprehur me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Është iniciativë për rritje ekonomike, zvogëlim të papunësisë, luftim të migracionit ilegal, përmirësim të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe përmirësimin të mbrojtjes sociale, por edhe për rritjen e tregtisë, investimeve dhe punësimit në rajon”, ka thënë Telgetija në një letër që ia ka nisur të hënën Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit më 7 e 8 qershor.

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e Ballkanit të Hapur, që pritet të mbahet në Ohër më 7 dhe 8 qershor.

Por, Kurti i është përgjigjur negativisht kësaj ftese përmes një letre drejtuar Kovaçevskit, ku ka shpjeguar arsyet e refuzimit.

Sipas njoftimit, Kurti i ka shkruar letër Kovaçevskit, ku ia ka shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e Kosovës, dhe si e sheh ai bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë. Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Kurtit për kryeministrin maqedonas.

Sipas Kurtit, të dyja vendet ndajnë vlera dhe aspirata të përbashkëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).

Kurti refuzon ftesën e Kovaçevskit për pjesëmarrje në samitin e Ballkanit të Hapur

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika