Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ministrja Rozeta Hajdari është intervistuar sot nën cilësinë e të pandehurës “nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ lidhur me rezervat shtetërore.
Sipas njoftimit, ministrja nuk është deklaruar, por është mbrojtur në heshtje.
“Prishtinë, 15 prill 2024 – Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin për media.