Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se Asociacioni është dashur të përfundohet në vitin 2013 dhe jo tash.
Kryeziu është shprehur kështu tek emisioni “Five” në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se ky asociacion nuk ka diçka tejet të veçantë sa i përket profesionalizmit.
“Asociacioni është dashtë me u kry në vitin 2013. Jo në këtë formë që ka ardhur tash. Por bazë 2013, me plot garancion dhe profesionalizëm, Asociacioni do të bëhet në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, në të cilën ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese me një aktgjykim të veçantë. Drafti është ndërtuar vetë, me marrëveshje dhe nuk ka ndonjë telashe. Profesionalizëm nuk ka diçka të veçantë”, është shprehur Kryeziu.
Sipas Kryeziut, kryeministri i vendit e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese që të dërgojë Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, dhe kështu do të largojë përgjegjësinë nga vetja dhe mbartësit e tij.
“Albini, kryeministri ka për detyrë ligjore, kushtetuese, d.m.th bartësit e tij, ministri i Pushtetit Lokal me e dërgu dhe me largu përgjegjësinë nga vetja duke dërguar tek Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e jep verdiktin e fundit”, tha Kryeziu.