Gazetarja Jeta Xharra, e ftuar në “Debat Plus”, ka folur për ngacmimin seksual që ka ndodhur në Universitetin e Prishtinës.
Për ngacmimin seksual nga profesori, Xhevat Krasniqi kundrejt studenteve në Universitetin e Prishtinës, Xharra thotë se edhe vetë rektorati mundohet ta “pakësojë”.
Në vitin 2013, Xharra tregoi se ka pasur peticion që atëherë për këtë profesor.
“Profesoresha e gjuhës shqipe tha që Xhevati më ka thirrë në telefon, pasi e ka marrë vesh që i kam inkuraju studentat,” tha Xharra.
Teksa tregoi atë se çfarë i tha ai “Xhevati e thirr dhe i thotë: ti nuk ki nevojë me i këqyrë çikat e tjerëve, ti këqyri çikat tua.”
“E tash që janë zgjedhjet në UP, ka njëfarë loje se çfarë po thotë opinioni publik, për me u zgjedhë njerëzit dekana duhet me i mbajtë mirë me disa që dojnë me e mohu,” shtoi Xharra.
E rektoratin e UP-së, Xharra nuk e cilëson mbështetës ndaj këtyre studenteve.
“Rektorati komplet mundohet me pakësu këtë se çka po ndodh, është edhe deklarata e Këshillit të Etikës, që thotë mos e dramatizoni, 27 nxanëse e kanë nënshkru peticionin, ka edhe raste të tjera,” tha Xharra.