Asetet shtesë ushtarake të SHBA-së që ishin zhvendosur në Lindjen e Mesme përpara sulmit të Iranit ndaj Izraelit mbeten në vend, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.
Komentet e Ryder vijnë ndërsa Izraeli debaton për një hakmarrje të mundshme ndaj sulmit të Iranit.
“Siç ka thënë (Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin), si publikisht ashtu edhe privatisht, ne nuk duam të shohim përshkallëzim, por padyshim që do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona në rajon dhe siç u demonstrua gjatë fundjavës, ne do të merrni masat e nevojshme për të mbrojtur Izraelin”, tha Ryder, raporton CNN.