Psikologu, Dorjan Krasniqi, vrasjen e gruas në Pejë e ka quajtur fatkeqësi “që po përballemi tash e disa vite, teksa ka thënë se është e dhimbshme që në një vend me popullatë kaq të vogël të ndoshin kaq shumë raste tronditëse”.
Krasniqi në “Rreth e Rrotull” të TV Dukagjini ka thënë se rastet e tilla janë normalizuar, reagimet janë të pakta, reagimet në Facebook nuk janë mënyra e duhur dhe e vetme për të reaguar nga institucionet kryesore.
“Nuk është vonë asnjëherë, mirëpo nëse do ndodhnin 5 vrasje me radhë, dhe unë si kryesus i një institucioni do shprehja keqardhje, rastet do shpeshtoheshin, atëherë unë do refketoja tek vetja, se çfarë kam bërë për t’a parandaluar këtë, do duhet të ishte vetëfajësim dhe vetëreflektim”, ka thënë Krasniqi.
Sipas aktivistes, Neri Ferizi thirrjet e tyre kanë qenë gjithmonë drejtuar shtetit dhe kjo po “tregon që sistemi nuk ka vepruar ,nuk ka marrë masa”, teksa thotë se Ministrja e Dretësisë “duhet t’i ftojë të gjithë akterët dhe të vendosë një taksë-forcë të luftojë këtë fenomen, përndryshe nuk luftohet duke e ftuar një këngëtare t’a bëjë një këngë”.
“Kemi të bëjmë me njerëz recidivist këta njerëz kanë të hapura vepra penale brenda institucioneve tona, institucionet tona i njohin këta persona, kemi të bëjmë me institucione te shurthëra , gjykata, policia, shteti nuk ka vullnet për ndryshim, ndoshta ata pajtohen se gruaja duhet të jetë e nënshtruar, gjendja është alarmante dhe shteti nuk po reagon” , ka thënë Ferizi.
Sipas avokates Femije Gashi, duhet të formohet një grup i veçantë nga institucionet i cili merret me këto raste.
Sipas saj duhet të implikohet Ministria e Arsimit dhe “të futet lënda e të drejtave qytetare dhe respektimi i barazizë gjinore në shkolla, që nga klasa e pestë, të implikohet Ministria e Mirëqenies për Punë Sociale, pasi që në fazën e parë para aktgjykimit final, kemi të bëjmë me probleme ndër bashkëshortore lidhur me besimin dhe kontaktin e fëmijës”.
“Unë propozoj që armëmbajtja pa leje të ndëshkohet shumë më shumë sepse në raste kur ka lëndime të lehta trupore apo raste në tentative edhe në vepren armëmbajtje ndëshkohet me burg mirëpo kur gjendet në vetura apo diku tjeter ndëshkohet me gjobë të mobilizohet policia bashkë me gjykatën, që këtë ta ndryshojnë”, është shprehur Gashi.
Sipas avokates, duhet të ketë ndryshim “sepse ata dhunues qetësohen, pas një kohe prap aktivizohen siç ka ndodhur në dy rastet e fundit”.