Policia e Kosovës ka identifikuar dy vozitës të cilët në aksin rrugor Kamenicë – Crep, bënin gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Këtyre personave u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë 10 muaj.
“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë ligjet e trafikut rrugor, dhe ka inkurajaur mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të lajmërojnë Policinë, duke u shtuar se të dhënat e qytetarëve do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.