“Atë që e deshi, ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Gruaja që u vra sot në Pejë, pasnesër do ta festonte ditëlindjen. Kështu tha familjarja e së ndjerës, e cila u shpreh se familja e viktimës është mjaft e tronditur

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Për këtë rast tragjik, një familjare e së ndjerës ka folur në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Ajo tregoi se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje, dhe zbuloi se bashkëshorti i së ndjerës ka një kohë të gjatë i papunë.

“Ka pasur probleme, ka qenë në depresion, por Gjyljeta e ka mbajtur afër. E ka mbrojtur familjen e vet, fëmijët dhe burrin e vet, dhe në fund u sakrifikua”, tha familjarja e së ndjerës.

Ajo tutje zbuloi se Gjyljeta pasnesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”.

Tutje, familjarja e gruas së vrarë tha se tre fëmijët janë te familja e saj.

“Gjyljeta e ka dashur shumë, atë që e deshi shumë, ia mori jetën”, u shpreh tutje familjarja, e cila tha se familja është jashtëzakonisht e tronditur.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika