Policia në Shqipëri ka ndaluar një 45-vjeçar shtetas i Kosovës në pikën kufitare Morinë pasi iu 24 mijë e 900 euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit të policisë, personit me inicialet I.Z. nga Lipjani i është konfiskuar shuma e parave e pastaj është lënë i lirë.
Aksioni u realizua në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore.
“Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ndaj shtetasit kosovar është iniciuar vepra penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.