Në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës pasditen e së martës ka filluar diskutim rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me një vendim që pritet të merret nëse një shumicë prej 2/3 e deputetëve të pranishëm votojnë për të.
Në lidhje me këtë ka folur nga Strasburgu deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, e cila është shprehu optimiste se Kosova “do të ketë votë pozitive”.
“Edhe në këto moment ishim në lobim. Tash pritet për pak minuta të fillojë debati për Kosovën. Fillimisht do të jenë do të jenë fjalimet e grupeve politike, pastaj të deputetëve me radhë. Çka është me rëndësi është të mos kemi amendamente të paraqitura nga Serbia. Mirëpo, edhe nëse kemi në votë pozitive nga miqtë tanë. Shpresojmë që lobimi të cilin e kemi bërë me vite të tëra sot të na shpërblehet me votë pozitive dhe më atë ne si shtet dhe qytetarët tanë e meritojmë”, ka thënë Musiliu – Shohi në “FIVE” të Dukagjinit.
Deputetja e PDK-së ka theksuar se kanë lobuar shumë për këtë votim dhe kanë marrë konfirmime nga deputet që do të votojnë për.
“Me të gjitha grupet politike me të cilat marri pjesë, kemi konfirmime që deputetët të cilët janë anëtarë të këtyre grupeve do të na votojnë për. Por keni parasysh që deputetët kanë lirinë e tyre për votën të cilin e japin në këtë institucion. Prandaj, kemi biseduar edhe më lobim që e këmi bërë me deputetët, shpresojmë që të kemi votë pozitive”, ka shtuar Musliu – Shoshi.