Si të “vështirë” e ka konsideruar bisedën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas tij, diskutimi ishte për Kosovën dhe për Republikën Srpska dhe se situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.
“Ishte e vështirë për çdo gjë – si për Kosovën ashtu edhe për Republikën Srpska, shumë e vështirë. Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Gjithmonë më duhen një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thoja dhe çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiq.
Për këtë takim ka shkruar edhe Lajçak, i cili bëri të ditur se çfarë kanë diskutuar në takim.
“Në Mostar, fola gjithashtu me presidentin Aleksandër Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak, në X.
In Mostar, I also spoke to @predsednikrs @avucic about next steps in the Dialogue, the upcoming Chief Negotiators’ meeting, as well as regional developments. I stressed the need for urgent progress in the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/UaiNqhPbun
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 16, 2024