Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk ka ende asnjë të dyshuar për vendosjen e tritolit në Shkodër. Vendosja e tij ishte bërë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Megjithëse shpërthimi ishte bërë në të njëjtën mënyrë, hetuesit nuk kanë konfirmuar se shpërthimet e njëpasnjëshme janë të lidhura me njëra-tjetrën. Përveç indentifikimit të rrobave sportive, autori mbetet akoma i paindentifikuar. Shpërthimi zuri vend në pronën e ish-kandidatit të Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.
Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
Sipas ekspertëve, sasia e eksplozivit, e vendosur pranë pronës së Xhemal Bushatit, ka qenë 400 gramë dhe 200 gramë pranë rrjetit të supermarketeve në stadiumin Loro Boriçi. Nga shpërthimet e fuqishme nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.