Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), Seda Gören Bölük, gjatë fjalës së saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka treguar se është me prejardhje nga Kosova.
Gören Bölük ka shprehur mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.
“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Gören Bölük.
“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ndër të tjera deputetja turke Seda Gören Bölük.