Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(KiE) ka votuar pro Kosovës që ta vazhdojë rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE.
Për këtë votim pozitiv në KiE ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde.
Rohde ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamblenë Parlamentare, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.
“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_News: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.
Winning hearts and minds👍🏽 at @PACE_News today: 🇽🇰’s membership application won almost 80% of the votes!
Now comes the heavy lifting: in order to secure the necessary 2/3 majority at the Committee of Ministers in May, 🇽🇰 must do what is needed to convince with merits and action! pic.twitter.com/5iSzAzimBO— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 16, 2024