Gazetari Kreshnik Gashi ka thënë se shoqëria e jonë ka tolerim kolektiv ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Gashi ka thënë se ndonëse kanë ndodhur 2 vrasje të grave brenda pak ditësh, nuk kemi asnjë veprim nga ata që janë të thirrur të kenë strategji kombëtare.
“Kemi tolerim kolektiv të dhunës në familje. Kemi tolerim të dhunës ndaj grave. Kemi një pandëshkueshmëri ndaj kësaj fryme. Po ashtu kemi problem sistematik ndaj asaj se si e shohim trajtimin e këtij problemi. Sot, ne nuk kemi dëgjuar asnjë zgjidhje të problemit, sot krejt çka kemi bërë është me marrë një vendim që nesër me pas ditë zie. Me pas ditë zie prej presidentes së Kosovës për viktimat. Po nuk kemi asnjë njeri të shkarkuar për mosveprim, për me ndalu dhunën në familje. Sot nuk kemi ende asnjë veprim për ata që janë të thirrur me pas një strategji kombëtare dhe qasje kombëtare se qysh kemi me traut dhunë në familje dhe dhunën ndaj grave…”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.