Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovë në këtë organizatë.
Kryeministri shqiptar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar dhe falënderuar të gjithë partnerët që e bën të mundur hedhjen e këtij hapi për Kosovën.
Më tej, ai është shprehur se “Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm (Kosova). Forca KOSOVË”, ka shkruar kryeministri Rama.