Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot duke filluar nga ora 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Komunës së Drenasit.
Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë në nderim të shqiptarëve të vrarë në këtë masakër të kryer nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 53 civilë shqiptarë.
Presidentja më pas nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në Çikatovë të Vjetër, ku sot shënohet përvjetori i 25-të i kësaj masakre ku u vranë e u masakruan 24 shqiptarë.