Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas bllokimit të autobusëve kosovarë nga Serbia në kufirin me Kroacinë e me Hungarinë.
Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.
“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin. Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie” ka shkruar Von Cramon në “X”.
Serbia should stop embarrassing itself and immediately let Kosovo 🇽🇰 ID/passport holders pass the Batrovci 🇷🇸 – 🇭🇷 border!
Freedom of movement of all must be ensured, with no discrimination based on nationality. https://t.co/Fd4CJei7Xn
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 17, 2024
Që nga orët e vona të së martës, qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi në pikë kalimin me Kroacinë.
Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë dhe tek vendkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të njëjtit nuk po lejohen as të lëvizin përpara e as të kthehen pas.
Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, ka njoftuar MPJD.
Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.
Kosova njofton QUINT-in për bllokimin e kosovarëve në kufijtë e Serbisë