Rrusta nga PSD: Po mbretëron një gjuhë e dhunshme

Nuk kaluan shumë ditë nga vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, dje vendi u trondit edhe nga një vrasje tjetër në Pejë. Teutë Rrusta nga PSD ka thënë se kjo dukuri e dhunës po mbizotëron

Teutë Rrusta nga PSD/ "Rreth e Rrotull"

Pas ngjarjes tronditëse në qytetin e Pejës, ku e vrarë mbeti Gjyljeta Ukella nga burri i saj, Teutë Rrusta nga PSD për rastet që po ndodhin njëpasnjë, thotë se po mbizotërojnë.

“Në përgjithësi është duke mbretëru një gjuhë e dhunshme një nevojë për hakmarrje depression kolektiv,” tha Rrusta.

Sipas saj është mirë të dihen shkaktarët se përse po ndodhin këto vrasje.

“Unë mendoj se para se me vendos gishtin tek fajtorëtt që dihen dhe natyrisht që do ta marin dënimin është mirë me i kuptu shkaqet pse po ndodhin këto dhe pse dhuna mbi baza gjinore është kaq e shprehur dhe pse nuk po gjindet një adresë,”

Para se të flitet për ndëshkime Rrusta e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se duhet të flitet për parandalim.

“Rastet të cilat i mbijetojnë dhunës dhe mënyra qysh trajtohen nga shoqëria dhe shteti lypet me u bo një kritike prej shtetit dhe vrejtje e madhe.”

“Në qendrën sociale janë vetëm 5 puntorë zyrtarë dhe 4 tjerë që mirren me këto raste, e mesatarisht janë 270 raste të tilla në vit që trajtohen vetëm nga 9 persona,” ka thënë Rrusta.

Intervista e plotë:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika