Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektortit të Universitetit të Prishtiëns, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Mbledhja ka përfunduar ndërsa studentët kanë bllokuar derën e objektit. Në mbledhje më 17.04.2024 u dëgjuna tri studente dëshmitare si dhe disa dekanë dhe prodekanë.
Anëtarët e Këshillit të Etikës kanë deklaruar se profesori Xhevat Krasniqi pretendon se nëntë prej nënshkrimeve të studenteve denoncuese janë falsifikuar., raporton kallxo.com
27 studente e kanë denoncuar profesorin për ngacmime seksuale.