Një udhëtari nga Kosova i keqësohet gjendja në kufirin Kroaci-Serbi, niset për në spitalin e Beogradit

Një udhëtar nga Kosova që po udhëtonte për në Serbi, është përkeqësuar gjendja në kufirin Kroaci – Serbi pas disa orë pritje.

Një udhëtari të Kosovës që ishte duke dashur të udhëtojë për në Serbi i është përkeqësuar gjendja në kufirin Kroaci – Serbi pas disa orë pritje.

Lajmin e ka konfirmuar një nga udhëtaret, Imrane Raka, që ishte në autobus me të.

“Nuk e di se çka pat. Ishte një udhëtar, ia dhanë ndihmën e parë këtu dhe nuk dimë më shumë për të, e kanë dërguar për në Beograd”, ka thënë ajo.

Më tej, Raka tha se në kufirin Kroaci – Serbi janë duke pritur që nga ora 06:30 e mëngjesit, ndërsa tha se ka udhëtarë nga Kosova të cilët po presin prej orës 22:00.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku tha se pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet e Kosovës janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë nga Kosova janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

MPJ-ja tha se për këtë janë njoftuar edhe vendet e QUINT-it, institucionet e BE-së.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika