Në komunën veriore të Leposaviqit është djegur një veturë.
Gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, ka raportuar se kjo veturë është e shoferit të ish-kryetarit të Leposaviqit.
Vetura mësohet të jetë e tipit Passat, me targa të Serbisë.
Dukagjini ka dërguar pyetje në Polici për më shumë detaje lidhur me rastin, por ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje.