Edmond Lajqi nga Peja vrau gruan e tij me armë zjarri.
Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë ka ndërruar jetë e ëma e dorasit, Zyrafete Lajqi.
Lajmin që mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e Edmondit e ka konfirmuar familjarja e tyre, Dardane Bala.
Teksa, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë.