Ndeshja në mes Austrisë dhe Danimarkës që u zhvillua në stadiumin Ernst-Happel, ishte me probleme nga fillimi i lojës, ku fillimi i lojës u shty për 90 minuta për shkak të fikjes se dritave.
Pasi tifozët dhe shikuesit tashmë ishin vendosur në ulset e tyre dhe po e pritinin me padurim fillimin e ndeshjes që ishte shtyrë për 90 minuta, prapë dritat u fiken dhe stadiumi mbeti në errësirë, raporton SportBible.
The power went out at Austria vs. Denmark before kickoff 🔦 pic.twitter.com/SweOStwV7h
— B/R Football (@brfootball) June 6, 2022
Loja nuk filloi deri në orën 22:15 dhe pastaj u zhvillua pa probleme duke përfunduar me fitoren e Danimarkës, dhe me humbjen e parë të Ralf Agnick si trajner i Austrisë.
Ndërsa loja shkoi pa probleme, vetëm në përfundim të lojës u shfaq një problem tjetër. Pranë rrethit qendror në mes te fushës u hap një gropë. Lojtarët lajmëruan zyrtarët e fushës dhe për fat të mirë ndeshja kishte përfunduar pasi mund të kishte shkaktuar lëndime të mëdha te ndonjë lojëtar, nëse do të ishte shfaqur disa minuta më herët.
Anësori i Danimarkës Adreas Skov Olsen u hodh brenda, dhe iu fundos gati gjysma e këmbës në gropë.