Gjyqtarja Gërxhaliu – Krasniqi: Në Kosovë ka femicid, është e argumentuar

Gjyqtarja Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, ka thënë se në Kosovë është i pranishëm femicidi

Gjyqtarja Selvete Gërxhaliu – Krasniqi

Së fundmi është përpiluar një raport, për dhunën në familje, apo të dhunës të burrave ndaj grave. Pjesë e këtij raporti ishte edhe gjyqtarja Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, e cila në emisionin “Five” të TV Dukagjinit, dha detaje për të.

Ajo tregoi se raporti në fjalë e studion kornizën ligjore dhe praktikën gjyqësore në Kosovës për rastet e femicidit apo dhunës me bazë gjinore në familje.

Gjyqtarja Gërxhaliu – Krasniqi tha se në përiudhën 2018 – 2022, “kemi të bëjmë me 20 raste të femicidit dhe 4 raste të tentim vrasjes së femicidit”.

Tutje ajo tha se në Kosovë ka femicid dhe se në shumë raste gratë janë vrarë nga burrat vetëm pse janë gra.

“ Po, ka femicid në Kosovë, për shkak se nga 20 rastet e periudhës së studiuar, katër rastet janë marrë si ilustrim, të gjitha 4 rastet janë vendimet e formës së prerë dhe nuk mund të apelohen. Këto katër rastet ilustrojnë të gjitha parametrat që i përmbajnë rastet femicidit, apo vrasjet në bazë të gjinisë”, tha ajo.

Ndër të tjera jo dha informata se cfarë është femicidi dhe nga ka ardhur si term.

“Femicidi si term është lansuar nga Un Women…në praktikën gjyqësore të shteteve evropianë ka hyrë në kuadër të konventës së Stambollit, që nënkupton që vrasja me motive gjinore brenda familjes. Periudha e caktuar kohore ka treguar që kemi 20 raste dhe 4 tentim vrasje. Të gjitha katër vrasjet e studiuara kanë një emërues të përbahskët, viktimat janë gratë, kryesit janë burrat apo bashkëshortët, partnerët, në të gjitha rastet kemi praninë e fëmijëve, që i ndjenë më së shumti efektet shkatërruese të dhunës ën Familje”, tha ajo.

Këto raste sipas saj duhet të parandalohen dhe qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika