Kurti: Në gjeneratën e 59 të Policisë që diplomon, çdo i 5-ti pjesëtar është femër

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij u shpreh se Policia e Kosovës e mbush një çerek shekulli ekzistencë

Albin Kurti

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij ka thënë se Policia e Kosovës i mbush një çerek shekulli që nga ekzistenca dhe veprimtaria e themelimi që nga shtatori i vitit 1999.

“Teksa po bëhen 25 vite histori e Policisë në Kosovën e çliruar, sot policisë tonë po i bashkohen gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës,” tha Kurti.

Teksa shtoi se “Vendit tonë po i shtohen edhe 445 policë të rinj, që do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, duke i dhënës një masë përforcuese kolegëve tjerë policë.”

Kurti bëri të ditur se në mes të policëve shqiptarë janë edhe 37 policë të komunitetit serb.

“Nga 445 policë që do të betohen, 345 janë djem dhe 100 vajza, kurse 357 policë janë shqiptarë dhe 88 nga komuniteti joshumicë, çdo i 5-ti pjesëtar është police, kurse raporti etnik është 80% shqiptar dhe 20% nga komuniteti joshumicë, 37 policë janë të komunitetit serb,” tha Kurti në fjalimin e tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika