Një grup i njohur si “Albkings”, është në qendër të një hetimi të gjerë për publikimin e fotove intime dhe shpërdorimin e të dhënave personale të grave.
Një menaxher i këtij grupi, i cili operonte në platformën Telegram, tashmë është arrestuar në lidhje me këtë çështje.
Valmira Vranovci, redaktorja e Gazetës Insajderi, për emisionin Rreth e Rrotull të TV Dukagjinit, ka treguar detaje shokuese rreth aktivitetit të këtij grupi, duke përfshirë rastet e promovimit të pedofilisë.
Ajo ka treguar për një rast konkret ku një bebe trevjeçare ishte përdorur për t’u shpërndarë materiale të dhunshme, duke theksuar rreziqet serioze që ky grup paraqet për të drejtat dhe integritetin e grave.
“Mandej ka qenë edhe një bebe tri vjet me një grua të moshuar d.m.th. ajo gruaja e moshuar e zhvesh beben edhe bon diçka, nuk di ka i kanë marrë ato video”, ka thënë ajo në emisionin Rreth e Rrotull të Dukagjinit.
Po ashtu, Vranovci ka treguar se ajo dhe kolegët e saj janë përballur me kërcënime dhe shantazhe nga menaxherët e grupit.
“Na kane qit fotot ne grup, na kane zhvesh me montazhe. Na kanë thënë kam me iu çu ne ajër”, ka thënë ajo.
Videon e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: