Kurti përkujton mbi 200 të vrarë nga forcat serbe në Dyz të Podujevës

I pari i shtetit, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Dyz të Komunës së Podujevës dhe ka përkujtuar mbi 200 civilë shqiptarë të paarmatosur, të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë homazhe në Dyz të Podujevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Dyz të Podujevës në kuadër të 25-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe, ku u vranë mbi 200 civilë shqiptarë.

“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vra mbi 200 civilë të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, derisa ka ritheksuar nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit  për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale dhe për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë.

“Ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit, njofton Kryeministria.

Në këto homazhe Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika