Hyrja nga dritarja e podrumit nuk e ndezi alarmin deri atëherë kur nisën lëvizjen për të cilën kishin ardhur.
Janë këta disa hajdutë të cilët po ndajnë drejtimet për vjedhjen e kompanisë së kozmetikës “Aulona” atëherë kur alarmi i vë në panik.
Por, kërkimi i tyre vazhdonte edhe në zyrat lartë. Nga aty, pas tentimeve në afate të ndryshme kohore, hajdutët kishin dalë me xhepat plotë.
“Rasti i parë kanë hy para një muaji dhe i fundit para dy jave, çdo dy javë ndodhin. Pres shumë prej shtetit dhe institucioneve. 20 mijë euro, herën e dytë s’kanë marrë kurgjo”, ka thënë Përparim Berisha, pronar i së kozmetikës “Aulona”.
E cak i hajdutëve qenë edhe kompani të tjera të lokalizuara në Shkabaj.
“Agimi Company” është vjedhur katër herë. Lidhur me këtë, pronari i saj ka shprehur shqetësimin e tij për mostrajtim të duhur të rastit.
“Jena ardh në mëngjes, ka pas bukur shumë dëme, dëme material, xhama, vjedhje t DVD, kamerave dhe e bonëm mend me ju thirr juve se kurgjo s’është marrë prej hetuesve t’Obiliqit edhe sa here vijmë n’mëngjes ka telashe. Shkurt e shqip po nihem t’shqetësun se s’po merr kërkush masa. Qe 4 herë marrim raport prej policies po s’ka kurgjo”, ka thënë Arbër Gashi, pronar i ”Agimi Company”.
Për dallim nga kompania paraprake, në “Agimi Company” hajdutët nuk kishin gjetur para.
“Vlera e dëmeve materialisht dikun 3-74 mijë euro, pare s’kanë marrë. Por po është një tut e punës me ardh me punu në punë. Kur t’vish n’mëngjes I ki t’thyne, hala s’murrem lajm prej Policisë që u bo zgjidhje” ka shtuar Gashi.
Televizioni ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për vijimin e hetimeve dhe në rast se ka identifikuar të dyshuarit, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.