Një muaj paraburgim për adminin e grupit “Albkings”

Një muaj paraburgim i është caktuar Edin Nevzatit, njëri nga adminët e grupit famëkeq në Telegram “Albkings”. Në të, qindra mijëra anëtarë kanë shpërndarë përmbajtje denigruese për gratë, fotografi, video por edhe të dhëna tjera personale si numra telefoni e adresa vendbanimi. Ai dyshohet për veprën penale “vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’ por nuk është i vetmi krijues i këtij grupi

Vet ka publikuar mijëra fotografi intime të vajzave e grave, e ka udhëhequr një grup të tmerrshëm në Telegram, por sot Edin Nevzati ka ikur nga fotoaparati dhe nuk ka dashur t’i shihet fytyra.

Njëri nga adminët e “AlbKings”, grupit që ka publikuar fotografi eksplicite dhe të dhënat personale të grave e vajzave, është  arrestuar nga Policia dhe sot ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.

“Gjykata vlerësoj se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pat parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Nevzati po dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ai dyshohet se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më datë 12.02.2024 duke vepruar në bashkëkryerje me personat ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi, video intime dhe numër të telefonit.

Për të gjitha viktimat e këtij grupi, Prokuroria Themelore ka dal me një apel.

“Prishtinë, 18 prill 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Edin Nevzatit u arrestua me 16 prill dhe më pas ishte ndaluar për 48 orë pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika