Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, në Serbi.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit.
“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Giovanni Pietro Barbano.
#EULEX Kosovo is concerned about the ongoing detention of the Deputy General Director of Kosovo Police, Mr. Dejan JANKOVIC in Serbia. We call on all those who are involved to adhere to the rule of law principles throughout the process.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) April 18, 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë thirrje Serbisë për lirimin e menjehershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq i cili po mbahet në burg në Serbi.
Lexo më shumë: Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Dejan Jankoviqit, thotë se Serbia kërkon tensione
Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti.
“Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti, nomraliteti nënkupton paqe siguri e qetësi në rajon aq më shumë që ka paqe e siguri në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejjtim të kundërt”, ka deklaruar Kurti.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”.
Lexo më shumë: Sveçla: Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”
“Sipas informacioneve, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim 48-orësh nga autoritetet serbe me akuzën për prishje të rendit kushtetues në Serbi”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka thënë se arrestimi i zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës nga Serbia Rashkë, duhet të jetë alarm për të gjithë.
Kurse ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin e qytetarëve dhe të zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi.
Lexo më shumë: Hovenieri: Jam i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga Serbia
Hovenier para gazetarëve ka thënë se SHBA-ja vazhdon të punojë me BE-në në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i shqetësuar për këtë çështje, sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin e komunitetit serb në PK pavarësisht etnisë, andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së, përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq”, ka thënë Hovenier.