Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë, në vendin e njohur edhe si te “Rrethi i Ismetit”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cika ka njoftuar se deri më tani nuk ndonjë person të lënduar në këtë rast.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, ka njoftuar Ahmeti.
Kurse, në foton e siguruar nga KosovaPress shihet një trup i mbuluar nga policia brenda shiritit.
Për këtë Ahmeti ka thënë se nuk kanë informata të tjera.
“Këto janë dhënat që kam deri me tani”.