Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës po mbahej i ndaluar në Serbi së bashku me katër policë të tjerë, e të cilët u liruan gjatë ditës së sotme.
Më herët, lirimin e Jankoviqit përveq krerëve të shtetit e kanë kërkuar edhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Departamenti amerikan i Shtetit dhe EULEX.
Lexoni më shumë:
- DASH pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
- EULEX: Jemi të shqetësuar nga ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi
Vlen të theksohen dhe reagimet ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadorit amerikan në Kosoovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me këtë çështje të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
- Ambasadori gjerman i drejtohet Serbisë: Të shtensionohet situata menjëherë
- Hovenieri: Jam i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga Serbia
Ndërsa, reagimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mund t’i lexoni më poshtë:
- Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Dejan Jankoviqit, thotë se Serbia kërkon tensione
- Osmani: Pesë policë po mbahen peng në Serbi, u bëj thirrje ndërkombëtarëve të ndalin veprimet e tilla
- Sveçla: Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”