Brenda 24-orësh raportohen gjashtë raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen disa persona

Në 24-orëshin e fundit në vend janë raportuar gjashtë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë. Rastet janë raportuar në Mitrovicë, Vushtrri, Suharekë, Obiliq, Zveqan dhe Zubin Potok. Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe armët tashmë janë konfiksuar

Brenda 24-orëve të fundit, janë raportuar gjithsej gjashtë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë.

Këto raste janë të raportuara në: Mitrovicë, Vushtrri, Suharekë, Obiliq, Zveqan dhe Zubin Potok.

Një i dyshuar është arrestuar në Mitrovicë, sepse gjatë kontrollit, të njëjtit i gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë.

Mitrovicë/ 18.04.2024-00:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë e zjarrit me një karikator me 8 copë fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Vushtrri, janë arrestuar dy persona në një veturë dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, me një karikator me tetë fishekë.

Vushtrri/18.04.2024-22:05. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, me një karikator me tetë(8) fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, në Suharekë i dyshuari është arrestuar, sepse gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 fishekë.

Suharekë / 18.04.2024-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishte duke udhëtuar ai, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në Obiliq, është arrestuar një i dyshuar, pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishekë.

Obiliq/18.04.2024-23:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me 6 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Në Jegenicë të Zubin Potokut janë konfiskuar 36 gëzhoja të armëve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve.

Fsh. Jegenicë, Zubin Potok/18.04.2024-NN. Raportohet se nga njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.

Gjersa, në Jeshevik të Zveçanit kanë konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë.

Fsh.Jeshevik,Zveqan /18.04.2024-15:40. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika