Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një person të gjinisë femërore.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.