Modeli i flokëve të valëzuara janë pa diskutim trendi që dominon çdo verë. Këtë vit, është koha për të njohur një tjetër version, i cili mban emrin “Scandi Waves”. Kur flasim për “valëzimet Scandi”, bëhet fjalë për flokë të lëshuar dhe me onde. Në fakt, ky në të vërtetë nuk është një trend i ri.
Stilistja Samantha Nicole tregon se tani më ka bër zgjedhjen e saj për modelin e flokëve që të duket bukur dhe elegante.
”Në fakt është një model i flokëve shumë i thjesht por eleganca që paraqet të jepë mundësin ta përdorësh edhe në ndonjë event të veçantë.
”Në përditshmëri sigurisht se është zgjedhja ime e parë, flokët e modelit valë deti, mjafton të bëni gërsheta sapo të dilni nga tushi dhe pas disa orësh ti lëshoni ato dhe ja ku i keni trendin e flokëve të këti sezoni”, ka thënë stlistja Samantha Nicole.
Duke i pasur rrënjët në vitet ’90-ta, si një model flokësh modern, këtë verë rikthehet fuqishëm. Nuk është rastësi që e pamë këtë trend të flokëve tek dy nga vajzat e famshme: Sophie Turner dhe Zendaya.
Gjithçka që duhet të bëni është të krijoni gërsheta dhe t’i lini për disa orë.