Gjatë së premtes kryeministri, Albin Kurti, kritikoi dhe ua la “fajin” ish-kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, se ia trashëguan Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Deklarimet e Kurti i ka komentuar njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, i cili në ‘FIVE” të Dukagjinit ka thënë se Kurti është e ka bërë “hisedarë” Serbinë në themelimin e Asociacionit më Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit – ndonëse kjo nuk ishte paraparë në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe Marrëveshjen e parimeve të vitit 2015.
“Është elementi i tretë përveç 12/44, përveç Arbitrazhit është edhe çështja e nenit 7. Kosova e Serbia në marrëveshjen e Kurtit me Vuçiqin thuhet se të dyja bashkë do ta bëjnë Asociacionin. Që është krejt ndryshe, diçka e re në krahasim më marrëveshjen viti 2013 dhe 2015 për shkak se në marrëveshjet e para nuk parashihet që Serbia të bëhet palë në themelimin e Asociacionit, ndërkohë me zotin Kuritn kjo është mundësuar Serbisë.
Kjo është diçka që nuk mund të thuhet se ka bazë në vitin 2013 dhe 2015, kjo është diçka që ka ardhur ekskluzivisht që ka ardhu në fazën e fundit të negociatave”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka thënë se Kurti nuk mund të diktimohet për marrëveshjet trashëguara pasi sipas tij, Kurti e ka dërguar Kosovën drejt Asociacionit.
“Po ashtu Kurti nuk mund të viktimizohet dhe të anohet që ka trashëguar një barrë një seri obligimesh të marrëveshja të dëmshme nga e kaluara. Për dy arsyeje, e para në vitin 2018 në momentin kur ideja e shkëmbimit të territoreve është hedhur ën tavolinë dhe është diskutuar si opsion për ta zgjedhur problemin Kosovë Serbi. Zoti Kurti ka vrapuar dhe nuk ia ka dhënë rastin që të diskut një gjë e tillë duke e shtyrë Kosovën drejt Asociacionit. Në momentin që e ka refuzuar shkëmbimin dhe nuk ka ofruar opsion të tretë atëherë Asociacioni është bëtë më i pashmangshëm për Kosovën.
Dhe kjo rrugë është zgjedhur vullnetarisht nga Kurti me vetëdije në vitin 2018. Dhe nga atëherë Kosova është futur në këtë binarë që e kanë sjell në këtë moment”, ka shtuar Ramadani, teksa ka theksuar se Kurti që na ardhja në pushtete nga hyrje në logjikën zbatimit të marrëveshjeve të arrituara.
“Kurti në momentin që ka ardhur në pushtet çfarë ka kërkuar nga BE-ja dhe Serbia. Që të implementohet marrëveshja për letërnjoftimet e targat. Kur t’i futesh në logjikën e zbatimit të marrëveshje të arritura deri ën atë kohë. Kur thu duhet të realizohen 39 marrëveshje sepse nuk duhet te realizohet e 39. Sepse nuk ka asnjë logjike ndryshe”, ka thënë ndër të tjera Ramdani.