100 mijë euro dëmi, aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencione

Prokuroria e Pejës ka ngrit aktakuzë ndaj 18 personave për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit. Të akuzuarit thuhet se janë përfshirë në korrupsion, ryshfet keqpërdorim të detyrës zyrtare e mashtrim me subvencione. Teksa dyshohet se buxheti i shtetit është dëmtuar 100 mijë euro

100 mijë euro po dyshohet se i janë avulluar buxhetit të shtetit në një aferë korruptive me subvencione në Istog.

Marrje e ryshfetit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione janë veprat për të cilat Prokuroria Themelore e Pejës u ka ngritur aktakuzë 18 personave, prej tyre 11 zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Istogut  e 7 fermerë.

Prokurori i rastit Ersan Qavolli tregon për Dukagjinin se aktakuza rekomandon edhe konfiskim pasurie në këtë aktakuzë përderisa pret që të njëjtit të shpallen fajtorë.

Aktakuzën që e ka siguruar televizioni dëshmon në detaje se si ka funksionuar koordinimi mes të dyshuarve.

“I pandehuri Shemsedin Metaj, pasi me datën 28.08.2020 aplikon për subvencione së bashku me mikun e tij Burim Shabanaj, aty i afrohet zyrtari/i pandehuri Hasan Maxharraj, i cili i drejtohet me fjalët “Shemsedin çdo vjet po të rrezojnë e po më dhimbesh, unë muj me të ndihmu që ti sivjet me fitu subvencionin…”, për çka i pandehuri Shemsedin aplikon për subvencion dhe me datën 19.10.2020 përfiton shumën prej 8.224€, prej të cilave para pasi i merr, i paguan ryshfetin të pandehurit Hasan dy herë nga 1.800€ në shumë të përgjithshme prej 3.600€.”

Aktakuza përfshin dëshminë e njërit nga fermerët, që edhe vet është  i akuzuar për dhënie ryshfeti, e i cili tregon formën si janë dhënë një pjesë nga 17 mijë euro sa zyrtarët e shtetit kanë marr total ryshfet nga kjo aferë.

“Pasi kemi dalë, ne korridor me është afruar Hasani dhe aty në korridor më tha Shemsedin çdo vjet po të rrezojnë e po më dhimbesh, unë muj me të ndihmu që t’i sivjet me e fitua subvencionin. Po t’i qes do te mijat e kur dalin paret në bankë ti mi jep. Pra Hasani mua më tha nëse don me tu aprovuar edhe për këto toka të komunës atëherë lem me i shtu edhe do të mijat për të cilat mua mi pagunë ato e ti e merr subvencion edhe për komunë. Të komunës nuk pas leje. Hasani aty më tha se shumë shpejt kanë me dal paret dhe duhet me mi jep. Unë i thash në rregull. Pas një kohe, mund të ketë qenë fundi i vitit 2020 nuk jam i sigurt për datë mua në llogarinë time me kane dalur 8200 euro. Jam takuar me Hasanin afër lokalit ku shet koshere te bletëve dhe me mua ka qene edhe miku im Burim Shabanaj ku unë ia kam dhënë Hasanit 1800 euro ashtu si jemi marr vesh. Atë natë Hasani me tha duhesh edhe 1800 me mi pru dhe ketë muhabet e ka dëgjuar edhe Burimi dhe te nesërmen ne ora 08:00 te mëngjesit i vetëm jam takuar me Hasnin tek pompa Besa Petrol ne fsh. Bellopojë ku ia kam dhënë edhe 1800 euro për këtë punë që e ka bërë.”

Të gjithë zyrtarët e përfshirë, edhe ata të Ministrisë së Bujqësisë por edhe të Komunës së Istogut, aktualisht janë të suspenduar nga puna.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika